Posted on in Video 49

Te paktën 4 grupe kriminale janë shfaqur tepër aktiv kohet e fundit ne Vlore, por policia nuk ka mundur te dokumentoje dhe provoje implikimin e tyre. Balanca e rendit ne ketë qytet turistik, duket se është prishur nga goditja e disa zyrtareve te larte dhe natyra e ashpër e ekzekutimit. Çdo dite, 10 gjyqtaret e Vlorës shqyrtojnë deri ne 150 ceshtje gjyqësore me qindra te pandehur. Por nëse flitet për krime te sofistikuara ku përdoren lendet eksplozive, nga 5 ngjarje te renda vetëm njëra është zbuluar, për shkak se autori u vete-plagos. Krimi me i dhunshëm mbetet eliminimi i gjyqtarit te ri, ne qendër te qytetit. Këta qytetare qe pranojnë te ngrenë zërin përballe frikës kolektive, pohojnë se krimi i ka lidhjet ne struktura te larta drejtuese shtetërore. Prefekti i Vlorës është një nga viktimat e kësaj dhune shfaqur kohet e fundit. Megjithëse ai nuk do ti jape nje peshe te veçante goditjes se tij ne zyrën e punës, thotë se krimi është inkurajuar. Artur Malaj, qe drejton prej vitesh gjykatën e qytetit bregdetar, është i shokuar nga humbja e kolegut Konomi. Madje dhe lajmërimi i vdekjes se gjyqtarit 33-vjeçar, qëndron ende ne hyrje te godinës se gjykatës. Përvoja ne sistemin e drejtësisë dhe njohja ne detaje e profilit te shume grupeve te ashpra kriminale, e bën kryegjyqtarin Malaj te mendoje se vonesa ne zbardhjen e ekzekutimit te Konomit stimulon ngjarje te tjera. Te bindur se jehona e ngjarjeve te renda prodhon pasiguri dhe një klime aspak te favorshme per bizneset ...