Shtetet e Bashkuara te Amerikes apelojnë per zgjedhje te lira e te ndershme ne vitin 2013 si dhe per realizimin e te gjitha reformave integruese. Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë Philip Gordon, duke folur gjatë një tryeze të organizuar nga NATO, iu referua vizitës së sekretares se shtetit Hilari Clinton në Tiranë, duke përsëritur faktin se vendi ndodhet ne nje udhëkryq kritik. "Zonja Clinton e bëri të qartë se Shqipëria është në një udhëkryq kritik, ndërsa e vuri theksin tek nevoja për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente në zgjedhjet e vitit 2013. Veçanërisht udhëheqësit e Shqipërisë duhet të zgjedhin rrugën e konsolidimit të arritjeve të deritanishme, duke miratuar reforma në drejtësi dhe administratë dhe të rishikojnë rregullat procedurale të Parlamentit. Qeveria duhet gjithashtu të shtojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar". Zoti Gordon vuri në dukje se problemet me korrupsionin dhe nepotizmin janë kthyer në problem dhe se po pengojnë investimet në këtë kohë krize. "Investitorët e huaj, do të vazhdojnë t'i anashkalojnë vendet që janë të pllakosura nga korrupsioni, nepotizmi, struktura të dobëta shtetërore dhe paqëndrueshmëria politike". Në fokus të fjalës së Gordon ishte edhe mbajtja e bisedimeve të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. United States of America appeal for free and fair elections in 2013 as well as for the realization of all integration reforms. US Assistant Secretary of State for ...