Posted on in Video 49

Shqipëria vazhdon te mbetet një vend trazit i trafikimit te drogave qenieve njerëzore dhe krimit te organizuar, ndaj duhet një bashkëpunim me i mire mes prokurorisë dhe policisë. Deklarata është bere nga ambasadori i BE-se ne Tirane Ettore Sequi gjate një konference me eksperte te KE-se për luftën kundër korrupsionit. "Shqipëria vazhdon të mbetet vend tranzit për drogën, armët dhe qeniet njerëzore, për shkak edhe të pozicionit të saj gjeografik. Ndonëse janë bërë hapa të mëdhenj përpara, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të çohet më tej duke bashkërenduar punën jo vetëm me agjencistë brenda vendit, por edhe në rajon dhe më gjërë. Kuadri ligjor është ndër më bashkëkohorët, veçanërisht pas miratimit të ligjit për pastrimin e parave. Ajo që kërkohet është që policia të gjejë prova që shkelësit të ndëshkohen". Ka thëne Sequi. Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Flamur Noka kërkoi më shumë bashkëveprim mes agjencive të zbatimit të ligjit, për bllokimin e asetet që të çojnë te krimi i organizuar dhe korrupsioni. "Strukturat e specializuara të policisë së shtetit të zbatojnë përvojat më të mira europiane në këtë fushë, të aplikojnë maksimalisht teknika speciale të hetimit dhe të orientohen nga raportet e kërcënimit të krimit të organizuar dhe analizave të riskut në punën e tyre. Konferenca ka si qellim shkëmbimin e informacionit mes eskperteve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar". Albania remains a country trazit human drug trafficking and ...