Një përfaqësues special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ngritur akt-akuzë kundër Fatmir Limajt dhe gjashtë të pandehurve të tjerë për krim të organizuar dhe korrupsion në të ashtuquajturën "Çështje të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit". Misioni Europian për Sundimin e Ligjit ka njoftuar përmes një komunikate për mediat se "veprat penale për të cilat akuzohen këta persona, janë kryer gjatë periudhës 2008-2010, ndërsa pastrimi i parave në vitet 2009-2012. "Të pandehurit, Fatmir Limaj, Florim Lima, Demir Lima, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj akuzohen, mes tjerash, për manipulimin e procedurave të tenderave, dhënien e marrjen e ryshfetit dhe pengimin e mbledhjes së provave e dëshmive në lidhje me tre tendera në Ministrinë e Transporteve. Ata akuzohen gjithashtu për përfitime personale", thuhet në komunikatën e EULEX. Dëmi ndaj buxhetit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit llogaritet të jetë rreth dy milionë Euro. Fatmir Limaj akuzohet gjithashtu për mosdeklarimin e parave në kohën që garonte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007, si dhe për vepra të tjera penale. A special representative of EULEX Kosovo Special Prosecutor filed an indictment against Fatmir Limaj and six other defendants organized crime and corruption in the so-called "Issues of the Ministry of Transport and Communications." European Union Rule of Law Mission has announced through a press release that "the offenses ...