Zyra e Prokurorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Beograd, ka vijuar edhe sot marrjen në pyetje të biznesmenit më të madh në Serbi, Mirosllav Mishkoviç, djalit të tij dhe gjashtë personave të tjerë. Mishkoviç u vu në pranga një ditë më parë, me akuzën se përmes privatizimit të një kompanie ka përfituar rreth 40 milionë Euro. Ai akuzohet gjithashtu për pastrim parash. Mishkoviç dhe shtatë të arrestuarit e tjerë, janë nën masën e sigurisë të paraburgimit për afatin 48 orë. Burime të mediave serbe janë shprehur se ndaj tyre mund të vendoset një tjetër masë prej 30 ditësh. Mirosllav Mishkoviç, pronar i kompanisë "Delta" dhe me një pasuri marramendëse, nga një i panjohur arriti të ngjitej në listat e revistave të njohura, si "Forbes", si një nga njerëzit më të pasur në botë. Mishkoviç e ka bërë pasurinë e tij si aleat i ish-Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, gjatë viteve 90. Pasuria e tij në vitin 2007, është përllogaritur të jetë më shumë se dy miliardë Euro, edhe pse besohet se është tkurrur që nga ajo kohë. Arrestimi i tij është përshëndetur edhe nga zyrtarë të Bashkimit Europian. Zëdhënësi i Stefan Fyle, komisionerit për zgjerimin në BE, Peter Stano e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm të shtetit serb në luftën kundër korrupsionit. Ai u bëri thirrje autoriteteve serbe të vijojnë në këtë drejtim, që është një nga kushtet për integrimin europian të vendit. Office of the Prosecutor for the Investigation of Organized Crime in Belgrade, attended today ...