Posted on in Video 49

Një muaj para publikimit te progres-raportit, Bashkimi Evropian nxit edhe njëherë palët ne Shqipëri që të vijojnë dialogun në të mirë të axhendës evropiane. Peter Stano, zëdhënës i komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, në një intervistë për "Deutsche Welle", ka kërkuar nga partitë ne vend zbatimin e marrëveshjes se nëntorit. Gjithashtu, sipas Stanos, sundimi i ligjit, pavarësia e sistemit gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë shumë të rëndësishme për BE-në. "Komisioni Evropian dhe komisioneri Fyle vazhdojnë t'u përsërisin partnerëve shqiptarë se ajo që është e rëndësishme dhe që Brukseli do të shohë është zbatimi i plotë i marrëveshjes politike të arritur në nëntor 2011. Kjo do të thotë që të vijohet konsensusi, dialogu dhe puna politike e të gjitha partive politike në axhendën evropiane në mënyrë konsensuale dhe kjo është shumë e rëndësishme." Stano, si edhe komisioneri Fyle, nuk e ka përmendur drejtpërdrejt heqjen e imunitetit, si kusht i BE-së, por tha se ky veprim do te ishte një hap ne rrugën e duhur. "Mund t´i referohem asaj çka komisioneri Stefan Fyle diskutoi me ministrin e ri të Jashtëm shqiptar Panariti në Bruksel. Komisonieri tha se rishikimi i sistemit të imunitetit do të ishte një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur." Zëdhënësi i komisionerit për Zgjerim, garantoi në objektivitetin e Komisionit Evropian për dhënien e statusit Shqipërisë, nëse kjo e fundit do të plotësojë kriteret e nevojshme. A month before the publication of ...