Posted on in Video 49

Kosova merr nga Brukseli udhërrëfyesin për liberalizmin e vizave. Dokumenti u është dorëzuar autoriteteve kosovare nga komisionerja për drejtësi dhe çështje te brendshme, Cecilia Malmström. Ky dokument paraqet një liste gjithëpërfshirëse reformash qe duhen plotësuar nga Kosova. Ato kane te bëjnë me lirinë e lëvizjes, riintegrimin dhe ripranimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit, dhe te drejtat themelore. Përfundimet e dialogut për viza do te varen nga progresi i qeverise se Kosovës ne plotësimin e këtyre kërkesave. "Ka ende shume pune për t'u bere. Shpejtësia e këtij procesi do te varet nga autoritetet kosovare dhe puna e tyre. Udhërrëfyesi parashikon një liste gjithëpërfshirëse reformash qe duhen ndërmarrë," është shprehur Malmström. "Te gjitha institucionet qeveritare janë te angazhuara për te bere te mundur lëvizjen e lire te qytetareve ne zonën "shengen" sa me shpejt qe te jete e mundur. Ne nuk kemi një date te sakte për këtë, por qeveria do te punoje fort për te siguruar argumentet dhe për te bindur Bashkimin Evropian për heqjen e vizave," ka deklaruar ministrja për integrimin evropian ne Kosovë, Vlora Çitaku. Marrja e udhërrëfyesit për vizat është përshëndetur nga autoritetet kosovare. Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar këtë si hap te rëndësishëm nga ana e Komisionit Evropian dhe te vendeve anëtare qe e kane mbështetur këtë proces. Kosovo receives from Brussels for visa liberalization ...