Pas ekzekutimit makaber te gjyqtarit Skerdilajd Konomi, koleget e tij ne Vlorë, kane pezulluar te gjitha çështjet e ditës duke bere thirrje për marrjen e masave për sigurinë e jetës se tyre. 9 gjyqtarët vlonjate, kanë dale me një deklarate te përbashkët për te dhënë mesazhin se as atentate te tilla mafioze nuk mund te eliminojnë drejtësinë. "Beteja e krimit me të drejtën është një betejë e ashpër, e fortë, e gjatë, ku secila palë ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Ngjarje të tilla të tipit mafioz që janë të ngjashme me ato të Siçilisë dhe eliminimit të Falkones, kanë treguar se pavarësisht se në moment të caktuara, krimi mund të duket si fitimtar ndaj së drejtës, herët a vonë drejtësia do të thotë fjalën e saj. Vdekja e kolegut tonë të shërbejë për diçka. Të shërbejë në radhë të parë si një sensibilizim i strukturave përgjegjëse që merren me sigurinë e jetës në këtë vend, të shërbejë për reformat, referuar sigurisë së gjyqtarëve dhe të tjerëve që merren në këtë fushë", eshte shprehur Artur Malaj, kryetar i gjykatës se Vlorës. Në katin e dytë të gjykatës ndodhet zyra e punës së gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Dosja e datës 9 shtator ka mbetur aty mbi tavolinë, duke kujtuar punën e ndërprerë të gjyqtarit 33-vjeçar, i cili u ekzekutua pikërisht atë dite. Protestës i janë bashkuar edhe gjyqtaret e rretheve te tjera nga veriu ne jug te vendit, pas thirrjes se unionit te gjyqtareve për te mbajtur 15 minuta heshtje ne nder te Konomit. Te gjitha sallat e gjykatave si ne Tirane ...