Posted on in Video 49

Përsëritet ne Tirane skenari i vrasjes se tipit mafioz. Mesnatën e se enjtes duke u gdhire e premtja një noter është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Shyqyri Ishmi" prapa shkollës "1 Maji", ne rrugicën qe te lidh me tregun elektrik. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, të cilat bënë të mundur identifikimin e viktimës si Sokol Doçi, 34 vjeç, banues në Tiranë, me profesion noter. Ekspertet e policisë gjithashtu mblodhën dhe administruan provat ne vendngjarje. Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe nga këqyrja e vendngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 copë gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Policia e Tiranës tha se për hetimin e kësaj ngjarjeje aktualisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po kryen procedurat e marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore dhe procedurale, me synim zbardhjen tërësisht të rrethanave të ngjarjes, motiveve si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Burime policore thonë se ka qenë një atentat i mirë organizuar. Sipas të dhënave të siguruara nga hetimi, viktima është vrarë në atentat, ku të paktën dy persona e kanë qëlluar tetë herë me armë zjarri pasi i kishin zënë pritë pranë vendit ku do të ndalonte automjetin. Sipas policisë, skena e vrasjes ishte e paramenduar dhe nuk ka qenë aspak rrjedhojë e një konflikti apo mosmarrëveshjeje të momentit. Menjëherë pas përfundimit të ekzaminimeve, trupi i pajetë i Sokol Doçit u transportua drejt morgut të kryeqytetit ...