Ambasadoret e huaj theksojnë njëzëri se presidenti duhet zgjedhur qe ne raundin e pare dhe mundësisht me 140 vota. Diplomatet holandeze dhe suedeze, nga Elbasani dhe Gjirokastra, ku janë takuar me pushtetarë lokale, kane vlerësuar se vetëm ne këtë mënyrë presidenti do te përfaqësoje unitetin e popullit siç e kërkon edhe kushtetuta. "Do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej me 140 vota që në raundin e parë dhe zgjedhja e tij duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Posti i presidentit nuk është politik dhe ai përfaqëson unitetin. Zgjedhja e presidentit duhet të afrojë politikën me shqiptarët," u shpreh Henk Van Den Dool, ambasador i Holandës ne Tirane. "Por unë mendoj se në çdo vend është një gjë shumë e mire që presidenti të dalë përmes një procesi transparent gjithëpërfshirës dhe prej një radhe të gjatë konsultimesh mes partive politike, unë mendoj nëse do të gjendet zgjidhja e duhur atëherë do te kemi njeriun e duhur në pozicionin e kreut të shtetit," deklaroi Lars Wahlund, ambasador i mbretërisë se Suedisë. Dy diplomatet janë ndalur edhe tek çështja e reformës zgjedhore. Sipas diplomatit Van Den Dool, ka ende shume pune për te bere dhe procesi duhet te përfundojë para zgjedhjes se presidentit. Edhe për përfaqësuesin e Mbretërisë se Suedisë procesi i reformës elektorale duhet te jete gjithëpërfshirës dhe transparent qe te finalizohet me sukses. Me tej ai e vuri theksin edhe tek rëndësia e zbatimit te 12 kritereve për statusin, duke nënvizuar veçanërisht zbatimin e ...