Posted on in Video 49

Një kambist shkodran ka mbetur i vrare, gjate shpërthimit te makinës se tij me eksploziv te telekomanduar. Mark Gjoni, 60 vjeç, vëllai i shefit te armatimit te policisë ne qarkun e Shkodres, është ekzekutuar rreth orës 06:30 minuta te mengjesit te se enjtes. Mark Gjoni ka dale si çdo dite nga shtëpia dhe i është drejtuar zonën ku janë përqendruar agjencitë e këmbimit valutor ne Shkodër. Sapo ka tentuar te parkoje makinën e tij tip "Benz", persona te panjohur kane shpërthyer nga distanca eksplozivin qe dyshohet te jete tritol. Lënda plasëse e montuar poshtë sediljes se shoferit ka shkaktuar një shpërthim te fuqishëm, duke dëmtuar edhe xhama te objekteve përreth. Banoret e kane nxjerre menjëherë kambistin nga mjeti, qe me pas është përfshirë nga flaket. Gjoni është dërguar me urgjence ne spitalin e Shkodres, por nuk ka mundur tu mbijetoje plagëve te renda. Pas atentatit mafioz janë nisur drejt Shkodres edhe eksperte te krimeve te renda, për te zbardhur ngjarjen. Viktima është baba i dy fëmijëve dhe jetonte ne lagjen Mark Lula te qytetit verior. Mësohet se ai merrej me këmbim valutor prej afro 10 vjetësh. Te afërmit e Gjonit, thonë se nuk kane dijeni për ndonjë konflikt qe mund te shkaktonte këtë ngjarje te rende. Shpërthimi i fuqishëm thuajse ne te njëjtat rrethana siç ndodhi ekzekutimi i gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi, ka tronditur kryeqendrën e veriut. A cambist remained shkodran killed during the explosion of his car with the remote-controlled explosives. John Mark ...