Dhjetëra forca te ndërhyrjes se shpejte janë instaluar prej tre ditësh ne Gjirokastër, por pa mundur te hyjnë ne Lazarat. Pas situatës se krijuar gjate ditëve te fundit, ka mbërritur atje edhe kreu i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Hysni Burgaj, i cili deklaroi se policia është e vendosur qe te hyje sa me shpejt ne fshatin problematik. "Mund t'u garantoj për këtë, që në bashkëpunim edhe me komunitetin e Lazaratit, ne do të kemi së shpejti ndërhyrje në te gjitha tokat publike, në te gjithë territorin e Lazaratit. Pra mund të them që me masat e mara ju e keni konstatuar edhe vetë, jo vetëm në aksin kryesor, por ne kemi marrë masa në te gjithë hapësirën ku mund të kalojnë, qoftë në goditje qe kemi konstatuar me kafshë, me mjete të tjera dhe sigurisht shpresoj që tre skalione të forta të policisë, por jo vetëm skalionet e forcave të koordinuara të policisë, por edhe krimi i organizuar po bën punën e vet," tha ai. Burgaj ka pohuar se aktualisht Lazarati mbetet zona me problematike. Ndërsa ne zona te tjera si ne Malësinë e Shkodres, Krujës apo lumin e Vlorës te njohura për kultivim droge, sasia nuk është e konsiderueshme. Ndërkohë, mëngjesin e te dielës, policia ka bllokuar edhe një sasi prej 140 kilogramë marijuane, ne fshatin problematik. Mësohet se katër trafikantet, dy nga Lazarati dhe dy nga Delvina, janë identifikuar, por asnjeri prej tyre nuk është vene ne pranga. Gjate ditëve te fundit janë shoqëruar mbi 170 persona, gra e burra, te punësuar për hapjen e gropave dhe ...